INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 funksione të fshehura smartphone-i që mund të ta bëjnë jetën më të lehtë

5 funksione të fshehura smartphone-i që mund të ta bëjnë jetën më të lehtë

Publikuar më: 20:11 27-12-2018

Smartphonat tanë kanë shumë funksione të cilat marrin kohë deri sa t’i mësojmë. Si rregull, funksionet më të nevojshme janë të fshehura dhe mund të gjenden vetëm me ndihmën e ekspertëve. Ja disa prej tyre:

1.Mundëso navigacionin në tastierën tënde të iPhone-it
Së fundmi, përdoruesit e Twitter gjetën një funksion të fshehtë i cili u jep përdoruesve një “superfuqi” kur janë duke dërguar mesazhe në iPhone. Thjesht duhet të mbani shtypur çfarëdolloj pjese teksti dhe e keni të lehtë të lëvizni kursorin.

2.Gjeni telefonin e humbur
Nëse ndonjëherë e ke humbur Android-in apo thjesht e ke harruar diku, lehtësisht mund ta gjesh. Kërko “android.com/find”, dhe shkruaj fjalëkalimin e Google: do shfaqet një hartë ku mund të gjesh vendndodhjen e telefonit tënd. Gjithashtu do kesh mundësinë t’i bësh një thirrje telefonit tënd apo të fshish të gjitha të dhënat nëse ke nevojë.

3.Rregullo ekranin për të lexuar natën
Në Android 7.0, ekziston një funksion që quhet “Night Mode”. Ky funksion eliminon çdo dritë të dëmshme që del nga ekrani, dhe ngjyra bëhet më e butë. Gjithashtu është më pak e rrezikshme kur lexojmë natën. Mund ta ndërrojmë nëpërmjet butonit ‘settings’, tek “Accessibility”.

4.Përdor Ctrl+Z në iPhone
Nëse aksidentalisht fshin tekst, ose dëshiron të fshish tekst, thjesht tunde iPhone-in tënd. Do të të dalë një tabelë që thotë “Undo"

5.Bëj një screenshot pa përdorur asnjë buton
Mund të bëjmë screenshot pa ndihmën e dy butonave. Por jo të gjithë e dinë që mundesh thjesht të kalosh dorën dhe të bësh një screenshot në Android. Për ta mundësuar këtë funksion, shko tek settings, pastaj “My device,” Motions and gestures,” dhe mundëso “Palm motion.”

Instagram Banner
Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486