INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Puthja që ‘tronditi’ gjithçka, Indriti tërhiqet, Vanesa merr vendimin e papritur për lidhjen jashtë

Puthja që ‘tronditi’ gjithçka, Indriti tërhiqet, Vanesa merr vendimin e papritur për lidhjen jashtë

Publikuar më: 14:32 16-04-2026

Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP 3” ka marrë një kthesë të papritur, menjëherë pas afrimitetit të fundit që la të kuptohej se mes tyre po lindte diçka më shumë.

Pas puthjes së shkëmbyer, dyshja është përballur në një bisedë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, ku kanë vendosur të sqarojnë ndjenjat dhe pritshmëritë. Në mënyrë të sinqertë, Indriti ka pranuar se nuk është gati për të nisur një lidhje brenda lojës, duke kërkuar që situata të mos keqinterpretohet.

Ky qëndrim ka shtyrë Vanesën të reflektojë menjëherë, duke folur hapur për jetën e saj jashtë formatit dhe një vendim të rëndësishëm që ka marrë.

“Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur. Nuk e shoh të drejtë që të vazhdoj këtu edhe një muaj duke torturuar veten, duke pëshpëritur dhe duke folur me sy,” është shprehur ajo.

Më tej, ajo ka theksuar se nuk dëshiron të mbajë askënd në pritje ndërsa është pjesë e spektaklit, duke e konsideruar situatën një ngarkesë emocionale.

“Unë e di ku jemi. Nuk e di sa e percepton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugëtimi im nuk e di sa zgjat,” ka shtuar Vanesa.

Pas këtij sqarimi, dinamika mes tyre duket se ka ndryshuar ndjeshëm, duke lënë të hapur çdo mundësi për zhvillimet e ardhshme brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334