Një moment sa i bukur aq edhe i papritur ka surprizuar banorët e “Ferma VIP”, duke e vendosur në qendër të vëmendjes poeten Mimoza Ahmeti. Atmosfera në fermë mori një tjetër dimension kur në qiell u shfaq një dron me një mesazh mbështetës për Mozën. Por ajo që i la të gjithë pa fjalë, ishte identiteti i dërguesit.
Droni i dedikuar për të kishte ardhur nga reperja e njohur Tayna, një gjest që lidhet drejtpërdrejt me energjinë dhe anën rinore që poetja ka treguar gjatë qëndrimit të saj në spektakël.
Ndërkohë që Moza ka kënduar që në krye të herës, këngën e Taynës ‘Si ai’, edhe reperja ka shprehur mbështetjen për poeten, me postime në Instagram. Droni që nisi për të shkruante “Një diell si, si ti, si ti”.
Surpriza e papritur e ka emocionuar pa masë Mozën, ndërsa banorët e tjerë e kanë përgëzuar.








14 Apr 2026 





