INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miri befason me deklaratën, ja kë do të shpallte fitues nëse nuk fiton vetë!

Miri befason me deklaratën, ja kë do të shpallte fitues nëse nuk fiton vetë!

Publikuar më: 11:33 16-04-2026

Pak ditë para finales së madhe, atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP” është bërë edhe më intensive, ndërsa finalistët po përballen me intervista të drejtpërdrejta për të ndarë mendimet dhe emocionet e fundit.

Në këtë kuadër, gjatë intervistës së tij mbrëmjen e djeshme, Miri është vënë përballë disa pyetjeve sfiduese. Njëra prej tyre kërkonte që ai të bënte një zgjedhje hipotetike: kush prej banorëve do ta meritonte fitoren nëse ai nuk do të ishte fituesi.

Pa hezitim, Miri përmendi emrin e Selin, duke e cilësuar si një nga konkurrentet më të forta të këtij edicioni. Me këtë përgjigje, ai tregoi se vlerëson lojën dhe rrugëtimin e saj, pavarësisht situatave dhe dinamikave që kanë kaluar së bashku brenda shtëpisë.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke marrë shkas dhe nga marrëdhënia që ata kanë patur.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504