INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mundohu sa të duash, nuk e bën dot!'/ Arbër Hajdari thumbon Arbana Osmanin për Ferma VIP?!

'Mundohu sa të duash, nuk e bën dot!'/ Arbër Hajdari thumbon Arbana Osmanin për Ferma VIP?!

Publikuar më: 15:31 16-04-2026

Deklaratat e fundit të opinionistit të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari janë marrë menjëherë nga publiku dhe mediat rozë si një “thumb” i drejtpërdrejtë dhe mjaft i fortë ndaj ish-moderatores së këtij formati, Arbana Osmani, dhe reality show-t “Ferma VIP”.

Gjatë bisedës, Arbëri theksoi se suksesi i një formati të këtij kalibri nuk qëndron thjesht tek individët, por te fuqia, eksperienca dhe “makineria” e një televizioni të madh si Top Channel.

Deklarata e tij e prerë në “Top Albania Radio”, e cila po qarkullon me shpejtësi në faqet e showbiz-it ishte:

“(As moderatori, as casting, as opinionisti) Për të bërë një reality shoë të suksesshëm, duhet Top Channel. Mundohu sa të duash nuk e bën dot. Nuk është me zor. Është vite punë, është eksperiencë.

Ndonëse opinionisti zgjodhi të mos përmendte emra konkretë, konteksti i situatës ka bërë që ndjekësit ta përkthejnë këtë si një mesazh të qartë për Arbanën.

Article Logic
Execution time: 0.0019969940185547