INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akili 'shpërthen' pas eliminimit nga Ferma VIP 3: Populli e kuptoi...

Akili 'shpërthen' pas eliminimit nga Ferma VIP 3: Populli e kuptoi...

Publikuar më: 12:28 14-04-2026

Eliminimi i Akil Varfi nga Ferma VIP 3 vazhdon të komentohet, ndërsa vetë aktori ka reaguar pas daljes nga gara.

Ai u largua më 7 prill pas një televotimi përballë konkurrentëve të tjerë.

Situata u tensionua që në momentin kur një prej tyre u shpall i shpëtuar, çka solli reagimin e menjëhershëm të aktorit, i cili la të kuptohej se ishte gati të largohej. Gjatë Prime-it pati përpjekje që ai të qëndronte në lojë dhe të vazhdonte garën normalisht.

Në një moment, ai ndërhyri edhe në një lojë duke favorizuar një tjetër konkurrente, por në fund ishte vota e publikut ajo që vendosi largimin e tij.

Pas daljes, reagimi i tij në rrjetet sociale riktheu sërish vëmendjen. Në një mesazh të shkurtër, ai la të kuptohet se nuk është dakord me mënyrën si përfundoi eksperienca e tij, duke lënë të hapur idenë se është ndjerë i padrejtësuar gjatë qëndrimit në fermë.

 
Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443