INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh mes çiftit Mateo dhe Brikena? Monika Kryemadhi flet hapur, pa dorashka

Çfarë po ndodh mes çiftit Mateo dhe Brikena? Monika Kryemadhi flet hapur, pa dorashka

Publikuar më: 16:55 31-05-2026

E ftuar ditën e sotme në panelin e “She’s On Top”, Monika Kryemadhi ka folur hapur për raportin me banorët e BBVIP 5 pas përfundimit të spektaklit.

Ndërsa fliste për Brikenën, Monika është shprehur se ajo mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon, duke uruar që marrëdhënia e tyre të jetë sa më e gjatë.

“Shumë e mirë. Jemi takuar te grimi për post-BBVIP. Pastaj nuk jam takuar më. Nuk kam takuar shumë njerëz pas Big Brother-it. Brikena më pëlqen. Mateo nuk më pëlqen më shumë se Brikena. Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon. Shpresoj që lidhja e tyre të jetë sa më e gjatë”, u shpreh Monika.

 

Për Rogertin, Monika u shpreh se me të ka ruajtur komunikimin në rrjetet sociale, duke shtuar se ai është shumë ndryshe në jetën reale, ndërsa në BBVIP zgjodhi të tregonte anën e tij më të ashpër për të “mbijetuar”.

“Në Instagram komunikoj me Rogertin, me Gretën. Ai nuk është ashtu si në BB. Në BB donte të tregonte anën e keqe të një individi për të mbijetuar”, tregoi ish-opinionistja e BB.

Po ashtu, Monika tregoi se raporte të mira ka ruajtur edhe me dy ish-banoret e tjera, Selin dhe Gretën.

“Edhe me Selin kam komunikuar. Këtë të diel takova Gretën me Onon. I thashë që je bërë shumë e bukur. Më bëri shumë përshtypje”, deklaroi Monika.

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793