INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luiz Ejlli rikthehet në televizion, ja ku do e shohim si moderator!

Luiz Ejlli rikthehet në televizion, ja ku do e shohim si moderator!

Publikuar më: 14:40 25-05-2026

Luiz Ejlli pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel, por kësaj here jo si konkurrent apo personazh reality show, por në rolin e moderatorit të një programi të ri televiziv.

Burime pranë televizionit konfirmojnë se këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania” është përfshirë në një projekt të ri që pritet të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel.

Edhe pse detajet mbi formatin e emisionit mbeten ende të rezervuara, mësohet se bëhet fjalë për një produksion të rëndësishëm, për të cilin kanë nisur edhe përgatitjet konkrete.

Në ambientet e televizionit po punohet për ndërtimin e një studioje të re dhe madhështore, e cila do të jetë e dedikuar posaçërisht për programin që do të drejtohet nga Luiz Ejlli.

Deri më tani nuk është bërë publike natyra e emisionit, nëse do të jetë format argëtues, talk show apo spektakël prime-time, ndërsa mungojnë edhe detaje mbi datën zyrtare të nisjes.

Megjithatë, lajmi për rikthimin e Luizit në Top Channel ka ngjallur menjëherë reagime dhe interes të madh në rrjetet sociale, ku fansat e tij kanë shprehur entuziazmin për ta parë në një tjetër sfidë televizive.

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598