INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Shaqiri shpërthen sërish ndaj Mozës, sfidon edhe produksionin me deklaratën e fortë

Ilir Shaqiri shpërthen sërish ndaj Mozës, sfidon edhe produksionin me deklaratën e fortë

Publikuar më: 16:46 25-05-2026

Tensionet në Ferma VIP duket se kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa një video e fundit që po bën xhiron e rrjetit ka rikthyer në qendër të kritikave Ilir Shaqiri.

Pas debateve të ashpra pranë pishinës me Mimoza Ahmeti dhe grupin e saj, Iliri është dëgjuar duke përdorur një gjuhë fyese ndaj banoreve të fermës.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, balerini shfaqet i irrituar teksa i quan: “Plerat, 3 shterpa janë”, deklaratë që ka shkaktuar reagime të menjëhershme te ndjekësit e formatit.

Situata është tensionuar edhe më shumë në momentin kur regjia ka ndërhyrë përmes autoparlantit duke e paralajmëruar me fjalët: “Ilir, kujdes mikrofonin”. Megjithatë, konkurrenti nuk është tërhequr, por është kthyer drejt kamerave duke e përsëritur publikisht ofendimin.

“3 shterpa, e them tamam! Doni ta dëgjoni prapë? 3 shterpa!”, dëgjohet të thotë ai në video.

Pamjet kanë ndezur menjëherë debat në rrjet, ku shumë ndjekës kanë kërkuar masa disiplinore ndaj Ilirit, duke e konsideruar gjuhën e përdorur të papranueshme për një format televiziv. Të tjerë kanë kritikuar faktin që konkurrenti duket se ka shpërfillur hapur edhe paralajmërimin e produksionit.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga produksioni i spektaklit lidhur me incidentin apo nëse do të ketë penalizim për sjelljen e balerinit.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998