Një moment i veçantë është ndarë së fundmi nga këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Xheisara Frisku, gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Artistja ka folur hapur për një surprizë të madhe që i ka ndryshuar përditshmërinë, duke treguar emocionet dhe mendimet e para që përjetoi kur mori lajmin.
“Nuk e prisja. Më erdhi si një dhuratë. Në fillim qesha, sepse m’u duk si diçka jo reale. Madje, në ato momente më kaluan edhe mendime negative”, u shpreh ajo.
Xheisara rrëfeu gjithashtu se një nga ndjenjat që e prek më shumë është mendimi për vajzën e saj të parë, e cila ende nuk ka mbushur një vjeç, pasi do të dëshironte t’i kushtonte asaj gjithë vëmendjen e mundshme në këtë periudhë kaq të rëndësishme.
Megjithatë, ajo nuk la pa vlerësuar mbështetjen e bashkëshortit, duke e falënderuar publikisht për përkushtimin dhe kujdesin që ka treguar ndaj familjes së tyre.








18 May 2026 





