Sara Hoxha ishte e ftuar në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt, por vëmendjen më të madhe nuk e mori intervista e saj. Atmosfera ndryshoi krejtësisht në momentin kur në studio u shfaq Poem Blu, vajza e Sarës dhe Ledri Vulës, e cila fitoi menjëherë zemrat e publikut me spontanitetin dhe përgjigjet plot humor.
Gjatë bisedës, binjakët Veshaj nisën ta ngacmonin vogëlushen me pyetje argëtuese. Kur Donaldi e pyeti: “Kush e do më shumë babin?”, Poi u përgjigj pa u menduar: “Unë dhe mami”, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Pak sekonda më vonë erdhi edhe pyetja tjetër: “Po mamin kush e do më shumë?”. Me të njëjtën zgjuarsi, Poem tha: “Unë dhe babi”, përgjigje që u prit me shumë reagime dhe duartrokitje nga të pranishmit.
Një tjetër moment që tërhoqi vëmendje ishte kur Sara i tha vajzës se duhej t’i tregonte Ledrit për pjesëmarrjen në emision. Por Poi ia ktheu menjëherë: “Jo, duhet ti, sepse emisioni është i yti”.
Fragmentet nga emisioni janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar pafund ëmbëlsinë dhe natyrshmërinë e Poem Blu. Për shumë prej tyre, vogëlushja ishte pa diskutim personazhi që vodhi gjithë skenën.








11 May 2026 





