INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ola thyen heshtjen pas eliminimit nga 'Ferma VIP 3': I hupa krejta…

Ola thyen heshtjen pas eliminimit nga 'Ferma VIP 3': I hupa krejta…

Publikuar më: 11:13 11-05-2026

Pas largimit nga Ferma VIPFabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një gjendje të rënduar emocionale mes reflektimit dhe melankolisë.

Eliminimi i saj erdhi pas një vendimi të produksionit, i cili hapi televotim për publikun pas gjuhës fyese të përdorur gjatë “Prime”-it të së hënës së kaluar. Në fund, ishin votat e publikut ato që vendosën ndërprerjen e rrugëtimit të saj në reality show.

Ish-konkurrentja ka thyer heshtjen përmes disa postimeve në Instagram, ku ndau vargje nga kënga 'Nuk po ec' e Yll Limanit. Mesazhe si “Prap i hupa krejt çka pata”, “Nuk po ec” dhe “Po du mu kthy kur u kon’ mirë” janë interpretuar nga ndjekësit si një reflektim i drejtpërdrejtë mbi situatën që ajo po kalon.

Përmes këtyre postimeve, Fabjola duket se shpreh në mënyrë indirekte pendesë për sjelljen që çoi në largimin e saj nga formati.

Ky reagim vjen menjëherë pas deklaratës së saj të parë pas eliminimit, ku u shfaq e prekur dhe e vetëdijshme për gabimin. Ajo pranoi se vendimi i publikut ishte i drejtë, ndërsa shtoi se shqetësimi më i madh për të mbetet reagimi i familjes, të cilën e konsideron pikën e saj më të ndjeshme.

NUKPOEC.webp

Article Logic
Execution time: 0.001896858215332