INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ola e Ferma Vip që ofendoi Arbanën është kushërira e tij? Eduart Grishaj thyen heshtjen dhe sqaron raportin

Ola e Ferma Vip që ofendoi Arbanën është kushërira e tij? Eduart Grishaj thyen heshtjen dhe sqaron raportin

Publikuar më: 16:22 06-05-2026

Pas situatës së tensionuar të ndodhur së fundmi në “Ferma VIP 3”, ka reaguar për herë të parë regjisori i programit, Eduart Grishaj, duke dhënë versionin e tij mbi ngjarjen që përfshiu Fabjola Elezajn dhe moderatoren Arbana Osmani.

Në një deklaratë publike, Grishaj ka mohuar kategorikisht zërat për një lidhje familjare me konkurrenten, duke sqaruar se përfshirja e saj në format ka ardhur si rezultat i vlerësimit profesional. Ai theksoi se ka qenë vetë ai që e ka propozuar Fabiolën, duke parë tek ajo potencial dhe energji si një përfaqësuese e re nga Malësia e Madhe.

Regjisori u ndal edhe te episodi i diskutuar në transmetim live, duke nënvizuar se reagimet në kushte presioni nuk duhet të përdoren për të gjykuar karakterin apo të ardhmen e një personi. Sipas tij, një moment i vetëm nuk mund të përcaktojë një individ, aq më tepër një vajzë të re në moshë.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu vlerësim për mënyrën si Arbana Osmani e menaxhoi situatën në studio, duke e cilësuar si një shembull profesionalizmi dhe qasjeje njerëzore që, sipas tij, vendos standarde të reja në televizionin shqiptar.

Grishaj përmbylli reagimin duke falënderuar publikun për mbështetjen, ndërsa theksoi se ekipi i “Ferma VIP” do të vijojë të japë maksimumin, pavarësisht sfidave dhe gabimeve që mund të ndodhin gjatë rrugës.

-900-0-1778089978ximg-3709-473.webp

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502