Dyshime të forta po qarkullojnë në rrjet lidhur me prapaskenat e “Ferma VIP 3”, pas publikimit të disa bisedave private që pretendohet se zbulojnë çfarë ndodh larg syrit të kamerave.
Mesazhet, të shpërndara fillimisht në faqe fansash, flasin për takime të fshehta mes banorëve dhe familjarëve të tyre, si edhe për informacione që dyshohet se futen nga jashtë gjatë spektaklit. Burimi i këtyre pretendimeve thotë se partneri i saj punon në produksionin e reality show-t dhe ka dijeni për zhvillime që publiku nuk i ka parë në ekran.
Një nga detajet më të komentuara lidhet me Sarën dhe partnerin e saj, Dartin. Sipas mesazheve, ai thuhet se ka hyrë në Fermë pas sfidës së moderatores me Bujakën, i shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore për shkak të një problemi të mëparshëm. Po sipas të njëjtit burim, gjatë takimit Sara i ka shpjeguar se situata ishte pjesë e lojës, ndërsa pretendohet se dyshja kanë kaluar edhe natën bashkë brenda ambienteve të fermës.
Në bisedat e publikuara përmendet edhe emri i Blerinës. Pretendohet se ajo nuk penalizohet dhe nuk përfshihet në nominime për shkak të lidhjeve të forta jashtë formatit, pasi thuhet se ka miqësi me kunatin e Sarës.
Pjesa që ka ngritur më shumë pikëpyetje lidhet me finalen e spektaklit. Sipas pretendimeve që po qarkullojnë online, produksioni fillimisht kishte menduar që fituesja të ishte Sara, por dinamika ka ndryshuar pas mbështetjes së madhe që Mimoza Ahmeti ka fituar nga publiku javët e fundit.
Madje, në mesazhe aludohet se edhe banorë të tjerë kanë marrë sinjale për popullaritetin e Mozës jashtë fermës.
Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga produksioni i “Ferma VIP” për të konfirmuar apo hedhur poshtë vërtetësinë e këtyre pretendimeve, të cilat po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale dhe po ndezin debat mes ndjekësve të formatit.








20 May 2026 





