Jonida Maliqi ka vendosur që të lërë përgjysmë garën e saj në Ferma Vip 3. Vendimi i papritur i këngëtares për të ndërprerë rrugëtimin në mes të garës ka tronditur jo vetëm publikun, por edhe banorët e fermës, të cilët e kanë përjetuar emocionalisht këtë moment.
Menjëherë pas përfundimit të Prime-it, Jonida ka nisur të përgatisë valixhet për t’u larguar, pa dhënë asnjë shpjegim të qartë mbi arsyet e këtij vendimi. Ky veprim i menjëhershëm ka shkaktuar hutim dhe shqetësim te fermerët, veçanërisht te Vanesa dhe Sara, të cilat kanë qenë ndër të parat që kanë reaguar. Ato janë përpjekur ta bindin këngëtaren të ndryshojë mendje, por pa sukses.
Dy mikeshat e ngushta të këngëtares Vanesa dhe Sara kanë shpërthyer menjëherë në lot, për të vijuar përshëndetjet me të gjithë fermerët e tjerë.
Edhe pse ende nuk dihen arsyet e vërteta që fshihen pas këtij vendimi, largimi i saj merziti jo vetëm banorët por edhe shikuesit. Publiku kishte filluar ta njihte Jonidën në një dimension më personal dhe më të afërt, përtej skenës muzikore, gjë që e bën këtë largim edhe më të ndjerë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të reagojë publikisht për të sqaruar arsyet e këtij vendimi të papritur.








14 Apr 2026 





