INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po kërkoni një smartphone i cili mban shumë bateri? Ky është telefoni i duhur për ju

Po kërkoni një smartphone i cili mban shumë bateri? Ky është telefoni i duhur për ju

Publikuar më: 20:56 27-12-2018

Doogee S80 i përket një kategorie të vogël të telefonëve kinezë me bateri tepër të madhe. Ky telefon është ndërtuar me një bateri prej 10, 080 mAh që krahasuar me produktet më të shitura të Android tani vijnë me bateri prej 3000 deri në 4000 mAh. Doogee pohon se bateria do të zgjasë për 76 orë nëse luhen video vazhdimisht, 136 orë me kohë bisede dhe 1308 orë në gjendje pasive. Ai peshon 398 gramë dhe është 21.2 mm i trashë- gati sa tre iPhone 8.
Ai ka një vend për një antenë marrëse dhënëse dhe një buton “push-to-talk” si dhe është vlerësuar me IP68 dhe IP69K mbrojtje nga mjedisi. Telefoni është menduar për aventurierët të cilët kërkojnë një telefon prej "hekuri" për aventurat e tyre të rrezikshme.

Instagram Banner
Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607