INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook më keq se kurrë më parë. Ja pse

Facebook më keq se kurrë më parë. Ja pse

Publikuar më: 21:19 27-12-2018

Sipas anketimeve të fundit, kompania më pak e sigurt këtë vit është Facebook. Këtë vit kemi parë kompaninë duke përjetuar një seri skandalesh privatësie dhe rrjedhje të dhënash, duke e bërë firmën më të pabesueshme të kohëve të fundit

Kompania Toluna ka anketuar 1000 persona për të zbuluar cilave kompani teknologjike i besojnë më pak me informacionet e tyre. Në fillim të listës ishte Facebook-u, i cili mori 40% të votës. Twitter dhe Amazon, të cilët dolën të dytët, kishin vetëm 8%.

Uber, i cili më parë ka patur një reputacion për praktika jo etike të biznesit, doli i katërt. Dhe pavarësisht rrjedhjes së të dhënave të Google+, vetëm 6% e pjesëmarrësve thanë që nuk i besojnë Google-it. Netflix ishte më “i pastri” nga të gjithës, me më pak se 1% që thanë se nuk i besojnë shërbimit për të dhënat e tyre.

Pozicioni i Facebook në majë të kësaj liste pritej. Kompania ka patur vitin më të keq që prej themelimit. Cambridge Analytica, shpërndarja e të dhënave me prodhuesit kinezë, ekspozimi i fotove të përdoruesve ka shkaktuar që të largohen shumë përdorues, duke dëmtuar imazhin publik të kompanisë, si dhe duke ulur çmimin e aksioneve nga 180 dollarë në 124 dollarë.

Instagram Banner

Cilës kompani mendoni se i besohet më së paku kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave? Sipas anketimeve të fundit, përgjigja është Facebook-u, dhe nuk na vjen çudi. Këtë vit kemi parë kompaninë duke përjetuar një seri skandalesh privatësie dhe rrjedhje të dhënash, duke e bërë firmën më të pabesueshme – dhe me një diferencë të madhe.

Kompania Toluna ka anketuar 1000 persona për të zbuluar cilave kompani teknologjike i besojnë më pak me informacionet e tyre. Në fillim të listës ishte Facebook-u, i cili mori 40% të votës. Twitter dhe Amazon, të cilët dolën të dytët, kishin vetëm 8%.

Uber, i cili më parë ka patur një reputacion për praktika jo etike të biznesit, doli i katërt. Dhe pavarësisht rrjedhjes së të dhënave të Google+, vetëm 6% e pjesëmarrësve thanë që nuk i besojnë Google-it. Netflix ishte më “i pastri” nga të gjithës, me më pak se 1% që thanë se nuk i besojnë shërbimit me të dhënat e tyre.

Pozicioni i Facebook në majë të kësaj liste pritej. Kompania ka patur vitin më të keq që prej themelimit. Cambridge Analytica, shpërndarja e të dhënave me prodhuesit kinezë, ekspozimi i fotove të përdoruesve ka shkaktuar që të largohen shumë përdorues, duke dëmtuar imazhin publik të kompanisë, si dhe duke ulur çmimin e aksioneve nga 180 dollarë në 124 dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0041918754577637