INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA e OPOZITËS minutë pas minute/  Lulzim Basha shpërndan protestuesit, të enjten tjetër, në orën 10:00 në protestë

PROTESTA e OPOZITËS minutë pas minute/ Lulzim Basha shpërndan protestuesit, të enjten tjetër, në orën 10:00 në protestë

Publikuar më: 13:16 16-02-2019

Protestuesit sulmuan me dhunë derën e kryeministrisë. Pasi shkatërruan skelën mbrojtëse, ata ngritën flamurin e Partisë Demokratike. Mirëpo Garda e Republikës u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur.

16:10- Edi Rama: ZGJEDHJA ESHTE E QARTE: Mund e durim për Shqipërinë që duam apo rrumpallë e rrënim për Shqipërinë që kishim.

ramaal.PNG

 

15:57- Opozita merr vendimin: Të enjten tjetër në orën 10:00 në protestë

15:55- Foto e ditës/ Qytetarët ndihmojnë policët e leënduar

qytrt.jpg

 

15:40- I vihet flaka pemëve para Kryeministrisë

lidret.jpg

 

15:35- Ministria e Shëndetësisë: Në total, janë 15 persona që po marrin trajtim mjekësor në 3 spitalet universitare të Tiranës.

15:25- Monika Kryemadhi: Edi Rama këtu do na ketë çdo ditë!

15:00- Ylli Manjani: Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament, të çojë vendin në zgjedhje

14:45- Blerina Gjylameti: Nuk i jepet kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit

14:35- Ish-kreu i Emergjencave, Shemsi Prençi në protestë kundër Ramës: Haki Çako më zuri vendin!

14:25- Reagon ish-ministri Ahmetaj me këtë postim ironik: Ja, ky është thelbi i protestës së “Opozitës së Bashkuar”.

benahm.png

 

14:20- Berisha: Rama të tregohet i mençur, të hapë rrugën, i mirëkuptoj thirrjet e ndërkombëtarëve

14:10- Euronews dhe Zëri i Amerikës transmetojnë live protestën

13:55- Balla: Sali paske përfunduar të shoqërojnë persona të skeduar nga policitë e vendeve partnere

tart.jpg

 

13:45- Berisha i jep ultimatum kryeministrit: Rama ka kohë të iki deri në darkë

13:40- Rama i kërkon ndjesë artistit që i dhuroi kërpudhën, "Kjo nuk është Shqipëria"

PIP.jpg

 

13:32-Gazment Bardhi i bën thirrje ministrit Lleshaj: Ndalo provokimet, urdhëro policinë të zbatojë ligjin

brdt.PNG

 

13:25- Përkeqësohet situata në protestë/ Protestuesit shtrihen nëpër trotuar nga gazi lotsjellës

13:20- Protesta tek Kryeministria, reagojnë SHBA dhe BE: Të shmanget dhuna, partitë të distancohen

13:05- Ministri Lleshaj: Drejtuesit politikë dhe qytetarët të distancohen nga dhuna

snole.PNG

 

12:58- Basha: E dinë qytetarët se sa do vijojë protesta, u bëj thirrje të qëndrojnë të bashkuar. U provokuan nga një skenar i mirëmenduar e Edi Ramës. Kordoni policor u hap befas nga policia. 

12:55- Ministria e Shëndetësisë: Dy policë janë të lënduar, po trajtohen në QSUT, 4 protestues kanë marrë ndihmën e parë.

12:45 Lëshohet sërish gaz lotsjellës nga tarraca e kryeministrisë prej Gardës së Republikës, shpërndahen protestuesit.

12:40- Protestuesit çajnë sërish kordonin e policisë, mësyjnë drejt kryeministrisë

12:35- Protesta e opozitës, reagon kryeministri Rama: Bashkëqeverisja në Vlorë, politika e dalë boje në Tiranë

12:30 Policia thirrje me megafon: Ndërprisni veprimet e dhunshme

12:25- Rivendoset kordoni policor para Kryeministrisë

12:20- 6 protestues të plagosur, i merr ambulanca

ambu.jpg

 

12:15- Basha: Hapja e gardhit policor, plan i Ramës për nxitjen e dhunës

12:10- Kryemadhi: Rama ka për t’i paguar këta lot

11:55- Presidenti Meta: Tensionet në protestë Meta bën thirrje për ndalje të dhunës 

11:45- Berisha: Kordonin e çau policia, provokoi protestuesit

11:30- Tiranë, flakë para kryeministrisë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda

min.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838