INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet protesta para Kryeministrisë, Basha: Ja kur kthehemi më të vendosur...

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, Basha: Ja kur kthehemi më të vendosur...

Publikuar më: 16:12 16-02-2019

Rreth 5 orë të mbledhur para Kryeministrisë, ku nuk munguan incidentet protesta e opozitës u mbyll për të vijuar sërish javës që vjen në datë 21 shkurt.

Ishte kreu i PD-së Lulzim Basha i cili mori fjalën në mes të turmës ku deklaroi se protesta do të vijojë në orën 10:00 në datën 21 shkurt.

Kryedemokrati kërkoi që protestuesit të jenë më të bashkuar se kurrë për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Revoltën e sotmë e dëgjoi e gjithë bota. Kjo kryengritje do të vijojë deri në përmbysjen e Ramës. Pooulli do të marr në dorë fatin e tij. Derën e kryeministrisë e bllokoi me duart e tij, kryehajduti, ndërsa populli do i japë një përgjigje tjetër duke marrë fatin në duart e tij. Ju ftoj të gjithëve, duke iu falënderuar, të jeni edhe më shumë, edhe më të vendosur të enjten e javës që vjen” u shpreh Basha.

Pas fjalës së tij protestuesit nisën të shpërndaheshin dhe të largohen nga bulevardi. Protesta e sotme u shoqërua me incidente dhe të lënduar. Protestuesit kanë sulmuar godinën e Kryeministrisë, ndërsa garda ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën.

Pas zhvillimeve të protestës e shoqëruar herë pas here me tensione kanë reaguar edhe faktorët ndërkombëtarë të cilët kanë kërkuar që palët politike të jenë të vetëpërmbajtura duke dënuar  dhunën.

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117