INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blerina Gjylameti, nuk i jepet kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit

Blerina Gjylameti, nuk i jepet kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit

Publikuar më: 15:06 16-02-2019

Kryetarja e PS-së në Tiranë, Blerina Gjylameti ka reaguar për protestën duke thënë se nuk mund të jetë një arsye besimi për t'i dhënë kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit në duar dhe xhepat e shqyer me vjedhjet miliona euroshe. Gjylameti ka shtuar se protesta e opozitës është "copa e tortës që me babëzi presin ta marrin nëpërmjet shkatërrimit".

Reagimi i plotë i Blerina Gjylametit:
Sjellja e qytetëruar është ajo që i përket Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Imazhi ynë nuk është rrëmuja dhe dhuna. Shqiptarët kanë kohë që i kanë larë duart nga gënjeshtra e shëmtuar, ku pushteti i përdorte si marioneta për t’i dhënë karrike politikanëve shterp. Protesta është legjetime dhe e lirë, po kurrë nuk mund të jetë arsye besimi për t’i dhënë kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit në duar dhe xhepat e shqyer me vjedhjet miliona eurshe.
Ata janë alternativa e dhunimit të institucioneve, ithtarë të prishjes së pronës publike, plangprishës të integrimit të Shqipërisë dhe armiq të betuar të drejtësisë. Ata nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin. Ndaj sot qytetarët do ta ndajnë njëherë e mirë, se kush janë dhunuesit dhe shtetarët. 16 Shkurti atyre është copa e tortës që me babëzi presin ta marrim nëpërmjet shkatërrimit, 16 Shkurti ynë është qytetaria dhe besimi se çdo sfidë i përket zgjedhjes së shqiptarëve.
Sot shqiptarët për të disatën herë do besojnë, se vota e tyre është fuqia që dhuna kurrë nuk për ta zëvendësuar.
Dallimi sot bëhet më i madh mes nesh dhe atyre, mes qytetërimit dhe mesjetës!

Article Logic
Execution time: 0.0049068927764893