INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasjet në protestë, SHBA-BE thirrje: Dhuna e papranueshme

Përplasjet në protestë, SHBA-BE thirrje: Dhuna e papranueshme

Publikuar më: 13:25 16-02-2019

Pas dhunës dhe sulmit të protestuesve të opozitës kundër Kryeministrisë ka ardhur edhe reagimi i parë nga faktorët ndërkombëtar. Ambasada britanike në Tiranë ka kërkuar nga protestuesit që të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht. Edhe delegacioni i BE në Tiranë ka kërkuar vetëpërmbajtje duke e cilësuar dhënën të papranueshme.

“Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dënuar dhunën në protestën e opozitës ditën e sotme. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive" deklaron ambasada e SHBA.

 "Ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën' deklaron ambasadori i BE-së në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781