INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i të lënduarve nga protesta, qytetarë dhe efektivë policie

Bilanci i të lënduarve nga protesta, qytetarë dhe efektivë policie

Publikuar më: 14:09 16-02-2019

Dy policë dhe 4 protestues të lënduar është ky deri më tani bilanci i protestës së opozitës.

Njoftimi zyrtar është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë e cila bën me dije se dy policë janë lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz.

Ata janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjences mjekesore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.

Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717