INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Manjani: Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament, të çojë vendin në zgjedhje [FOTO]

Ylli Manjani: Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament, të çojë vendin në zgjedhje [FOTO]

Publikuar më: 16:21 16-02-2019

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në një status në Facebook për protestën e opozitës. Ai shprehet se pjesëmarrja masive e protestuesve ishte tregues se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Postimi i Ylli Manjanit

Lumi i madh i njerëzve sot ishin treguesi më i madh.

E vërteta është se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Vendit i duhet një datë zgjedhjesh politike.

Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë!

Të rrijë vetë Kryeministër dhe t’i lirojë nga burgu dhe përgjegjësia penale të gjithë miqt e vet të fortë e parelinj.

Ska problem fare! Vetëm ta çojë vendin në zgjedhje.

Të tjerat janë muhabete kot.
manj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031940937042236