INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i pranuan në varrim, familja Belulaj i dedikon mesazh prekës Arielës...[FOTO]

Nuk i pranuan në varrim, familja Belulaj i dedikon mesazh prekës Arielës...[FOTO]

Publikuar më: 11:20 26-01-2018

Para disa ditësh “krimi i pasionit”, ku humbi jetën 21-vjeçarja Ariela Murati tronditi opinionin publik duke marrë parasysh se ishte një krim i ndodhur si shkak i një dashurie të refuzuar.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë, situata mes dy familjeve Belulaj dhe Murati vazhdon të jetë akoma e tensionuar kjo duke marrë parasysh faktin se familjes Belulaj i është refuzuar të marri pjesë në ceremoninë mortore të Arielës.

Sidoqoftë, familja Belulaj ka qenë në vendin ku u ekzekutua 21-vjeçarja dhe kanë lënë një mesazh vërtet prekës për Arielën.

“Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj.”-shkruhet në pankartën e shoqëruar nga me një kurorë lulesh të vendosur në vendin e krimit.

Ky gjest i familjes së Aldisonit është bërë vetëm një ditë pas deklaratës që babai i Arielës bëri për gazetën “Panorama”, ku deklaroi se ishte prerë në besë nga familja Belulaj.

Ai u shpreh se kur ata kishin ardhur në shtëpinë e tij për të kërkuar dorrën e Arielës dhe ishin përballur me refuzimin, kishin premtuar se vajzës nuk do t’i prekej asnjë fije floku.

str45hy_w45.PNG

aerhy_t89-4.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041460990905762