Adioni është kthyer në një nga personazhet më të diskutuar të “Ferma VIP”, për shkak të marrëdhënies që po ndërton me Fabjola Elezajn gjatë qëndrimit në fermë.
Brenda shtëpisë, dyshja ka shfaqur afrimitet të vazhdueshëm, duke tërhequr interesin e publikut për mënyrën si po zhvillohet raporti i tyre. Dinamika mes tyre është bërë një nga temat kryesore të programit.
Në të njëjtën kohë, situata jashtë fermës paraqitet më e ndërlikuar. Vetë Adioni ka lënë të kuptohet se në jetën e tij ekziston një person i rëndësishëm, edhe pse ka sqaruar se nuk ndodhet më në një lidhje aktive.
Dashuria e Adionit jashtë fermës është artistja Diona Fona, sipas Pinkante.al. Dyshja dyshohet se kanë pasur një histori më herët dhe madje kanë bashkëpunuar edhe në muzikë.
Ndërkohë, afrimiteti mes Adionit dhe Fabjolës brenda shtëpisë vijon të tërheqë vëmendje, duke shtuar kuriozitetin e publikut për zhvillimet e mëtejshme në “Ferma VIP”.









23 Apr 2026 





