Finalja e mbrëmjes së kaluar kurorëzoi Selin Bollatin si fitues të “Big Brother VIP 5”, por jo të gjithë e përjetuan njësoj rezultatin. Rogerti, i cili u eliminua i pari mes katër finalistëve, ka shfaqur hapur pakënaqësinë e tij.
Menjëherë pas daljes nga gara, ai u duk i tensionuar dhe u largua shpejt nga studioja, ndërsa edhe personat që e mbështesnin reflektuan të njëjtën gjendje. Mungesa e tij në festën e organizuar pas finales për banorët dhe stafin shtoi edhe më shumë dyshimet për një zhgënjim të thellë.
Më vonë, Rogerti u shfaq në rrjetet sociale në shoqërinë e reperit Don Phenom, i cili e quajti atë “fituesin e vërtetë”. Por vëmendjen e mori vetë mesazhi i ish-finalistit, i cili iu drejtua ndjekësve duke u kërkuar të mos shqetësohen për rezultatin, ndërsa la të kuptohej se gara nuk ishte thjesht një lojë e zakonshme: “Këto formate janë më shumë për politikë, jo për njerëz të vërtetë”.
Rogerti u dallua gjatë këtij edicioni si një nga personazhet më të fortë dhe më polemikë, duke u kthyer në një figurë që shpesh nxiti debat brenda dhe jashtë shtëpisë.








14 Apr 2026 





