INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja e Mirit flet hapur për marrëdhënien e tij me Selin: Do gënjeja nëse…

Gruaja e Mirit flet hapur për marrëdhënien e tij me Selin: Do gënjeja nëse…

Publikuar më: 20:27 19-04-2026

Bashkëshortja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka ndarë emocionet e saj lidhur me natën finale të spektaklit.

Në një intervistë, ajo ka treguar se periudha më e vështirë për të ka qenë përballja me komentet negative në rrjetet sociale, sidomos ato që lidhen me raportin e bashkëshortit të saj me Selinën, gjë që e ka bërë përvojën e saj gjatë këtij rrugëtimi edhe më sfiduese emocionalisht.

“Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. Unë kam pasur absolutisht besim te Miri. Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. 

Unë jam mësuar nga politika që lexon pak dhe kalon, unë s’kam pasur dyshuar në asnjë moment te Miri. Mesazhi që kam për teleshikuesit është që të mendojnë para se të shkruajnë një gjë, se nesër mund të jeni ju që mund të ofendoheni. Secili ka jetën e vet; para se të hapni gojën, mendohuni një herë, pastaj shkruani. Ka qenë eksperienca e jetës dhe nuk do ta harroj kurrë këtë gjë, edhe unë mendoj se do të jetë mirë në fund fare”, u shpreh gruaja e Mirit.

 
Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006