Pas një rrugëtimi të gjatë prej 120 ditësh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Selin ka bërë reagimin e saj të parë publik pas shpalljes fituese. Mes emocionesh, sfidash dhe momentesh të forta, ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit reflektimet e para për këtë eksperiencë që e çoi deri në triumf.
Përmes një postimi në Instagram, Selin është shfaqur me look-un e finales, duke përcjellë një mesazh të gjatë falënderimi. Ajo ka vlerësuar mbështetjen e publikut gjatë gjithë rrugëtimit, si dhe ka shprehur mirënjohje për produksionin, duke përmendur emra si Sara Hoxha dhe Ledion Liço, por edhe opinionistët që ishin pjesë e spektaklit. Në fjalët e saj, kjo eksperiencë nuk ishte thjesht një garë, por një proces i rëndësishëm personal.
Megjithatë, nuk ishte ky postimi që bëri më shumë zhurmë. Vetëm pak më vonë, fituesja publikoi një foto bardhë e zi nga nata e finales, ku shfaqet shumë pranë Gimbos. Në imazhin që ka tërhequr menjëherë vëmendjen, ai e puth ndërsa ajo duket e përfshirë plotësisht në moment.
Me një përshkrim të shkurtër “To be continued…” dhe hashtagun #teamselimbo, Selin ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre do të vijojë edhe jashtë shtëpisë. Postimi është komentuar gjerësisht në rrjet, duke rikthyer në fokus historinë e çiftit, që tashmë duket se po nis një kapitull të ri larg kamerave.








23 Apr 2026 





