INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror, vret me çekiç gruan në mes të natës

Horror, vret me çekiç gruan në mes të natës

Publikuar më: 08:20 27-04-2018

Krimi në familje ka goditur sërish. Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku burri ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas të dhënave ngjarja e rënde ndodhi në mesnatë në lagjen “Qemal Stafa", në katin e katërt të një pallati ku jetonte i vetëm çifti. Viktimë mësohet se ka mbetur Suzana Shumani, ndërsa autor ka qenë bashkëshorti i saj rreth 70 vjeç Bashkim Teli.

Pas një debati me tone të ashpra mes tyre që ka venë në alarm edhe fqinjët, ai e ka goditur me sende të forta në kokë duke e lënë te vdekur në vend.

Me pas ka tentuar të ikë, por policia e njoftuar nga fqinjët nuk ka vonuar të mbërrije në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Viktima sipas grupit hetimor kishte pësuar dëmtime te shumta nga goditjet ç'ka tregon se autori ka qëlluar disa herë në kokë në drejtim të saj pa u ndalur. Hetimet vijojnë për këtë ngjarje ndërsa autori po merret në pyetje në komisariatin e Shkodrës rreth motiveve qe e shtyne drejt krimit te rende. Për ngjarjen janë njoftuar të afërmit dhe dy vajzat e çiftit që jetonin në Tiranë. Nuk dihet nëse me pare mes tyre ka patur debate apo jo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645