INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo në Tiranë! Meta zgjedh Shkupin të takohet me Presidentin e KE Donald Tusk

Jo në Tiranë! Meta zgjedh Shkupin të takohet me Presidentin e KE Donald Tusk

Publikuar më: 15:20 27-04-2018

Pak ditë pasi vizitoj Tiranën, Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Presidentin Ilir Meta. Rekomandimi për hapjen e negociatave ka qenë në fokus të bashkëbisedimit, ndërsa për kreun e shtetit shqiptar ky shihet si një shans historik për vednin. 

Njoftimi i Presidencës:
Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin e Këshillit Evropian, Sh.T.Z. Donald Tusk. Presidenti Meta e konsideroi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e Presidentit Tusk në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, shenjë e vëmendjes dhe mbështetjes gjithnjë e në rritje të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.
Kreu i Shtetit gjithashtu vlerësoi vizitën dhe mesazhet inkurajuese që Presidenti Tusk përcolli gjatë vizitës së tij në Tiranë, të cilat duhet të nxitin të gjitha institucionet shqiptare drejt arritjeve konkrete në zbatim të 5 prioriteteve kyçe.
Duke shpresuar në vendimmarrjen pozitive të Këshillit të qershorit ndaj rekomandimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, Presidenti Meta theksoi se ky do të ishte një moment oportun për të marrë përgjegjësi të reja dhe më angazhuese karshi qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë.
Presidenti Meta pohoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe angazhimin e shprehur qartë për kaluar në fazën e vështirë të negocimit drejt anëtarësimit.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka edhe vendimi për liberalizimin e sa më të shpejtë të vizave me Kosovën, një hap i merituar që do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë drejt hapësirës Shengen.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609