INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis plazhi! Dyndje drejt bregdetit, kosovarët bllokohen në Morinë

Nis plazhi! Dyndje drejt bregdetit, kosovarët bllokohen në Morinë

Publikuar më: 13:58 27-04-2018

Rritja e temperaturave ka rritur numrin e qytetarëve që i drejtohen bregdetit. Ndërsa sinoptikanët kanë lajmëruar temperatura që pritet të kalojnë 30 gradë, numri i bashkatdhetarëve tanë nga Kosova që i drejtohen bregdetit është shtuar këtë të premte. Duket se sezoni turistik ka nisur para kohe dhe kjo ka sjellë dhe rritjen e fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Morinës.

Mësohet se për tju ardhur në ndihmë qytetarëve, aktualisht po punohet me katër sportele. Por kjo duket se nuk mjafton, pasi qytetarët kosovarë që hyjnë në Shqipëri sërish ankohen për shërbimin. Atyre u duhet të presin 40 minuta në pritje teksa kërkojnë nga të dy qeveritë të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik.
Mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë deri tani, ndërsa edhe autobusët janë në një numër të konsiderueshëm. Për shkak të temperaturave të larta fluksi pritet të rritet të shtunë dhe të dielë.

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621