INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'E quajti gay', Arjan Konomi i përgjigjet kështu Edisës!

'E quajti gay', Arjan Konomi i përgjigjet kështu Edisës!

Publikuar më: 12:36 24-04-2026

Pas përfundimit të episodit final të Big Brother VIP Fan Club, ish-banorja Edisa Demollari ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas debatit të fortë në emision duke i drejtuar akuza të drejtpërdrejta opinionistit Arjan Konomi.

Përplasja mes tyre nisi gjatë transmetimit, ku shkëmbimet verbale u bënë të tensionuara dhe të forta. Por duket se situata nuk përfundoi aty. Përmes një postimi në Instagram Story, Edisa ka vijuar me tone ironike dhe personale, pasi publikoi videon e momentit kur Arjani i kthehet me tone të larta duke i thënë se e vetmja gjë që ajo di të bëjë është spërdredhja, e cilësoi opinionistin si gay.

Në lidhje me këtë deklaratë të saj, Arjan Konomi u përgjigj për “She’s On Air” në Top Albania Radio duke thënë se:

"Nuk e di nuk kam ndonjë eksperiencë me Edisën që t’i kem lënë këtë përshtypje po mendimi i saj, le të mendojë çfarë të dojë. Nuk kam ndonjë synim ndaj Edisës që të mërzitem."

Article Logic
Execution time: 0.0031499862670898