INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do doja ta fitonte Miri Big Brother-in

“Do doja ta fitonte Miri Big Brother-in", Monika Kryemadhi habit me deklaratën për Selin

Publikuar më: 11:25 24-04-2026

Një intervistë së fundmi pas mbarimit të edicionit të 5 të Big Brother Vip Albania, opinionistja e këtij sezoni, Monika Kryemadhi është shprehur se do donte që këtë edicion ta fitonte Miri.

Në “Breaking” në Top News, Monika vlerësoi edhe Selin, për të cilën bëri një deklaratë që habiti të gjithë duke thënë se nëse do ishte në politikë, Selin do e bënte ministre.

“Ka pasur momente që Mirit i kam rënë. Javët e para i thashë ‘ik nga krevati’. Më pas kur ata vendosën të dy bashkë për të ndejutur në krevat, u kuptua që ishte një strategji dhe Miri do luante lojën e tij. Për fitoren kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Të isha në politikë atë zonjë do e bëja ministre direkte.

Në post-Big brother mu duk shumë e vogël Selin. Ajo e ka përballuar gjithë ato sulme dhe luftë të jashtëzakonshme.

Patjetër që do doja ta fitonte Miri, por një fitues është. Mendoj se Miri e ka fituar BB në këndvështrimin e tij. Për Brikenën më erdhi keq që nuk ishte në finale”-tha Monika.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891