INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona

Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona

Publikuar më: 09:46 26-01-2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e ‘Kombit’ ku si pasojë janë plagosur 5 persona. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin, ku mjeti është përplasur me trafik-ndarësen. Nga 5 të plagosurit, vetëm njëri prej tyre, konkretisht drejtuesi i automjetit është dërguar në spital. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.