INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një fajtor për rrëzimin e ashensorit, ku u dëmtua një vajzë 24 vjeçare

Gjendet një fajtor për rrëzimin e ashensorit, ku u dëmtua një vajzë 24 vjeçare

Publikuar më: 10:37 26-02-2019

Një ditë më parë kryeqytetin si pasojë e rrëzimit të një ashensori në zonën e 'Don Boskos', u plagos një vajzë 24 vjeç.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar teknikun e ashensorit, 49 vjeçarin me inicialet A.M., dhe bën me dije se dy muaj më parë, ai ka kryer kontrollin teknik të ashensorit por ka deklaruar se është në rregull, duke lëshuar edhe certifikatën e sigurisë.
Megjithatë duket se ky kontroll ka qenë fiktiv pasi banorët vazhdimisht bllokoheshin brenda deri në momentin që dje, ndodhi edhe incidenti që mund të kishte përfunduar edhe më keq.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u rrëzua ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin: A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)
Ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar çertifikatë përkatëse sigurie.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.”

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111