INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat e fatit ende vazhdojnë aktivitetin, zbulohen 2685 adresa

Lojërat e fatit ende vazhdojnë aktivitetin, zbulohen 2685 adresa

Publikuar më: 10:43 22-02-2019

Aktiviteti i lojërave të fatit nuk ka ndaluar ende. Në mënyrë jo të ligjshme ende ekzistojnë shumë adresa online. Policia ka bërë një kontroll të ushtrimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive online ku ka evidentuar 2685 adresa që ushtrojnë këtë aktivitet. Në këtë mënyrë i është kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të mbyllë aksesin për adresa të identifikuara si të dyshurara.

"Për çdo rast paligjshmërie denonconi falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, si dhe në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale Instagram dhe facebook, duke ju garantuar anonimatin e sigurt dhe një ragim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm", thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 8 shtetas brenda një dite në Tiranë. Ata janë proceduar pasi në kundërshtim me ligjin vijonin të ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Në shkallë vendi janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona për “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të palejuara” të parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0036702156066895