INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/Policia e alarmuar, do ketë kriminelë të përgatitur për dhunë

Protesta e opozitës/Policia e alarmuar, do ketë kriminelë të përgatitur për dhunë

Publikuar më: 12:46 15-02-2019

Policia e Shtetit teksa ka njoftuar zonat ku opozita mund të zhvillojë protestën ka lëshuar alarmin se ka informacione që persona me rekorde kriminale ose të dënuar më parë për krime të rënda janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestë. Në këto kushte apelon që organizatorët, të distancohen nga zërat që inkurajojnë dhunë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale.
Gjithashtu policia sqaron se nuk i ka dhënë leje opozitës që të bllokojë disa rrugë të rëndësishme për lëvizjen.

Dhe ka bërë këtë sqarim: “Garantimi i lirisë së veprimtarisë, të lëvizjes dhe të qasjes së papenguar në mjediset e misioneve diplomatike dhe në disa institucione të rëndësishme shtetërore, e bëjnë të pamundur lejimin e protestës së opozitës në rrugën “Ismail Qemali”. Por nga ana e Policisë së Shtetit dhe e autoriteteve vendore policore të Tiranës janë mundësuar mjedise të mjaftueshme si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i cili është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.”

Policia ka shtuar se është angazhuar tërësisht për marrjen e masave për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 16 shkurt 2019.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667