INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DHUNA ndaj mjekut në Tiranë, kolegët në PROTESTË. Ja çfarë bëjnë ata

DHUNA ndaj mjekut në Tiranë, kolegët në PROTESTË. Ja çfarë bëjnë ata

Publikuar më: 13:55 11-02-2019

Pas dhunës së ushtruar ndaj një mjeku te Infektivi në Tiranë, kolegët e tij kanë dalë në protestë. Mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar mesditën e të dielës në QSUT nga një afërm i një paciente. Shkaku i dhunës sipas mjekëve ka qenë pasi mjeku Stroni i kishte thënë pacientit të priste në radhë për vaksinën e gripit. Kjo ngjarje nxori të hënën mjekët në një protestë simbolike, duke nënshkruar dhe një peticion kundër dhunës. Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të shtojnë rojet e sigurisë në spitale.

Të dielën në mesditë mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar nga i afërmi i një paciente në QSUT. Sipas të dhënave,  pacienti ka shkuar për të bërë një gjilpërë për gripin, të cilën mjekët thonë se është një shërbim që merret në ambulancën e lagjes.

Megjithatë mjeku Stroni i ka kërkuar të presë në radhë pasi nuk është urgjencë. Kjo solli edhe irritimin e familjarit të pacientes, i cili e ka qëlluar me grusht mjekun.

Article Logic
Execution time: 0.0029761791229248