INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Policia futet te Filologjiku, reagon Mark Marku: Duan të kërcënojnë. I kemi filmuar të gjitha, do ta çojmë rastin në...[VIDEO]

Publikuar më: 13:10 07-02-2019

Pedagogu Mark Marku ka denoncuar sot ndërhyrjen e policisë së shtetit në Fakultetin e Filologjikut.

Në një deklaratë për mediet ai akuzoi Ministrin Sandër Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë.

''Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë , këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?

Pyetjes së gazetarëve nëse ka ndonjë thirrje për ti bërë njerëzve, pedagogu shprehet se nuk ka thirrje për ata që nuk dëgjojnë.

" Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Saudite dhe po nxehet në diell. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që ju përgënjeshtrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budallalliqe se nuk frikësohemi.

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061