INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria dhe Mali i Zi me borxhin më të lartë në rajon

Shqipëria dhe Mali i Zi me borxhin më të lartë në rajon

Publikuar më: 15:15 11-02-2019

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë borxhin më të lartë publik në rajon. Kjo e dhënë është bërë publike nga raporti periodik i Komisioni Europian, që nxjerr një nivel të njëjtë borxhi për të dy vendet. 

Shqipëria shënon një nivel borxhi rreth 70 për qind. Këtë shifër ka edhe Mali i Zi por në këtë vend borxhi publik është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që kanë marrë autoritetet atje për të ndërtuar një autostradë që i lidh me Serbinë, me një vlerë rreth 900 milionë euro.
Performancë më të mirë ka shënuar Serbia. Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrijë në 56.4 për qind, nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014.

Kjo shifër e rëndit Serbinë në vendin e tretë, nga i pari që ka qenë.
Në vendet e tjera të rajonit borxhi publik është në kufirin 60%, që sërish Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron shqetësues.
Maqedoni pret të përmbyllë vitin 2018 me një borxh sa 42.2 % të PBB-së dhe Bosnja me 35 për qind.
Me borxh më të ulët në rajon paraqitet Kosova. Duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030231475830078