INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

FMN, borxhi në Shqipëri alarmant! Me këto ritme ai do shkojë për dy vjet sa 77% e PBB[VIDEO]

Publikuar më: 12:59 20-11-2018

Borxhi publik në vendin tonë po kalon çdo parashikim. FMN raporton se ai mund të prekë vlerën e 77% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Disa nga arsye sipas ekspertëve janë ngadalësimi i rritjes ekonomike, zhvlerësimi i monedhës vendase dhe rritja e interesave.

Sipas të dhënave të FMN, Shqipëria është ndër vendet me borxhin më të lartë në rajon. Po ky problem nuk mbyllet këtu, pasi ekspertë thonë se borxhi publik është i ekspozuar nga një sërë faktorësh me risk, të cilët në një të ardhme mund të ndikojnë në rritjen e mëtejshmë të nivelit të tij. Në rast se në dy vitet e ardhshme rritja ekonomike nuk do të jetë kaq e fortë, borxhi publik do të rritet.
Edhe zhvillimet e kursit të këmbimit përbëjnë një risk për borxhin, në rast të një forcimi të mundshëm të valutës, pasi Shqipëria e ka rritur peshën e borxhit në monedhë të huaj.
Ekspertët e FMN-së kanë ndalur edhe tek niveli i shpenzimeve publike në Shqipëri, që krahasuar me rajonin shpenzimet për sektorët si shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale janë më të ulëta. Për sa i përket shpenzimeve kapitale apo siç njihen ndryshe investimevet kanë qenë të larta, por cilësia e produkti është e ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283