INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e para në rajon për borxh të lartë publik! E ardhmja edhe më e zymtë

Shqipëria e para në rajon për borxh të lartë publik! E ardhmja edhe më e zymtë

Publikuar më: 10:34 23-07-2018

Shqipëria s’ja ka dalë që të ulë borxhin publik, për të cilin parashikoi që ta ulte në vitin 2018, nga 70% në 61.9%. Për këtë arsye jemi vendi i parë në rajon me borxhin më të lartë. Edhe në fund të 2017 borxhi publik u mbyll me tregues negativ me afro 70%. Progres kanë bërë vetëm Serbia dhe Mali i Zi që në 2016 ishin në të njëtat nivele me vendin tonë. Ato kanë arritur ta ulin ndjeshëm duke e zbritur në 59% të PBB-së me 10.1 % më pak se ne.

Po pse nuk u ul borxhi në Shqipëri?
Financat shqiptare parashikuan se ekonomia do të rritej dhe për pasojë do ulej dhe borxhi, por kjo nuk ndodhi. Rritja ekonomike u parashikua të shkonte mbi 4% dhe sipas INSTAT ekonomia u zgjerua zyrtarisht me 3.8% dhe borxhi mbeti në vend numëro.
Edhe parashikimet e sotme të ekspertëve flasin për një situatë më të zymtë, pasi qeveria ka ndërmarrë një valë angazhimet për projektet e partneritetit publik privat dhe këto lëvizje pritet të rrisin më tej borxhin publik. FMN ka kërkuar vazhdimisht që projektet publik-privat të regjistrohen si borxh publik.
E në këto kushte për vitin 2018, FMN pret që borxhi të jetë 71.3% e PBB-së, më i lartë sesa pritshmëritë e fundit të qeverisë prej 68.7%. Projeksioni i FMN është rritur dukshëm edhe për vitin 2019 kështu që borxhi publik vështrë se do të njohë rënie.

Article Logic
Execution time: 0.0039448738098145