INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Sa vlen jeta një polici? Mit’hat Havari: Janë të pambrojtur dhe të diskriminuar [VIDEO]

KafeIn/Sa vlen jeta një polici? Mit’hat Havari: Janë të pambrojtur dhe të diskriminuar [VIDEO]

Publikuar më: 15:33 11-02-2019

Për ish-drejtorin e policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, policia shqiptare është e diskriminuar, e pambrojtur dhe e pa respektuar.
I ftuar në emisionin “KafeIn”, Havari tha se fatkeqësisht në 29 vjet policia shqiptare është goditur nga bota e krimit për shkak të politikës së korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Nisur nga vendimi për Dritan Dajtin, i cili u dënua 25 vjet për vrasjen e 4 policëve, efektivi i vjetër i policisë tha se ky personazh njihet si vrasës që në vitin 1999, ku qëlloi për vdekje një biznesmen në Tiranë.
Havari tha se qëllimisht emri i tij po lidhet vetëm me vrasjen e 4 policëve, por ai ka precedentë penalë më herët, ai është kriminel i regjur dhe një vrasës tipik mafioz.
“Nga viti 2000 deri në 2019, Dritan Dajti nuk u dënua. Në vendet e Evropës së qytetëruar dhe në SHBA do kishte marrë dënimin e merituar”, u shpreh Havari.
Pë rme shumë detaje ndiqni intervistën e plotë

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109