INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët shkodranë protestë kundër përdhunuesve, bllokojnë komisariatin

Studentët shkodranë protestë kundër përdhunuesve, bllokojnë komisariatin

Publikuar më: 11:33 13-02-2019

Pas rasteve të ngacmimeve seksuale të bëra publike ditët e fundit në media, studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë mobilizuar duke u ngritur në protestë.

Ata u mbledhën para komisariatit të policisë në Shkodër.

Të rinjtë u ulën për disa minuta në tokë duke bllokuar hyrjen e komisariatit, ndërkohë që kanë kënduar himnin kombëtar dhe këngë të tjera patriotike.

Studentët mbanin në duar edhe parullën me mbishkrimin: “Prostitucioni, stop dhunës, përdhunimit”.

Kujtojmë se ngjarja në Kavajë rasti i 13-vjecares, denoncimi ndaj policit të Gruemirës, por edhe një tjetër polic që dyshohet se ka ngacmuar studente brenda fakultetit të Shkodrës kanë qënë cështje që kanë tronditur së fundmi opinionin public.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271