INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Soreca, opozita të bëjë kujdes të protestojë pa dhunë

Ambasadori Soreca, opozita të bëjë kujdes të protestojë pa dhunë

Publikuar më: 11:51 14-02-2019

Ambasadori i BE, në Tiranë Luigi Soreca i bën apel opozitës për zhvillimin e një manifestimi paqësor në demonstratën e 16 Shkurtit në Tiranë.
"Mendoni për të ardhmen! Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve,” tha ai në një intervistë për Deutsche Welle.
Ai kërkoi që opozitarët të flasin pa dhunë dhe mesazhi do të dëgjohet.
I pyetur nga DW për gjasat që palët të bëjnë ҫmos për të shmangur dhunën, ambasadori Soreca theksoi: "Mendoj që të gjithë e duan Shqipërinë dhe të ardhmen. Dhuna nuk do t'i lejojë ata që dëshirojnë të flasin që zëri i tyre të dëgjohet. Dhuna nuk ndihmon në përçimin e mesazhit.”

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699