INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Maqedoni, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Tragjedia në Maqedoni, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Publikuar më: 11:41 14-02-2019

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Maqedoni, ku si pasojë e një aksidenti vdiqën 14 persona.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi që deputetët e mazhorancës dhe opozitës të ngrihen në këmbë për të respektuar viktimat dhe të plagosurit.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jenë ditë zie.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541