INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi nesër voton Ramën ministër të Jashtëm, ç’pritet nga opozita

Kuvendi nesër voton Ramën ministër të Jashtëm, ç’pritet nga opozita

Publikuar më: 16:45 20-01-2019

Parlamenti rinis nesër punimet, me hapjen e sesionit të katërt të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Opozita pritet të marrë pjesë në seancë, për të nisur atë që Lulzim Basha e ka quajtur më herët një betejë të fortë kundër qeverisë Rama. Por vendimi final do të merret në grupin e PD.

Veç caktimit të kalendarit të punimeve dhe njohjes me projektligjet e depozituara, parlamenti pritet të votojë nesër pasdite edhe dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit të jashtëm, si dhe për dekretin që emëron në krye të diplomacisë, kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë votimi i dekreteve të ministrave të rinj shkaktoi tension në kuvend, pasi PD kërkoi të merrte fjalën, por nuk u lejua nga kryetari Gramoz Ruci. Për pasojë opozita paralajmëroi nisjen e protestave masive për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613