INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon Kuvendi në Kosovë. Nuk votohet rezoluta për dialogun me Serbinë

Dështon Kuvendi në Kosovë. Nuk votohet rezoluta për dialogun me Serbinë

Publikuar më: 15:10 01-11-2018

Përfaqësuesit e partive politike në parlament nuk kanë rënë dakord për përmbajtjen e tekstit të rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi.  Debati i nisur ditën e mërkurë në seancën e jashtëzakonshme parlamentare u mbyll mesditen e së enjtes pa asnjë rezultat. Seanca u ndërpre për t’ju dhënë mundësi drejtuesve të Grupeve Parlamentare që arrinin një marrëveshje lidhur me rezolutën për dialogun mes dy vendeve. Pas takimit ata konfirmuan se nuk arritën dakordësi për harmonizimin e tekstit. Kuvendi i Kosovës nuk miratoi rezolutën e propozuar nga Partia Lëvizja Demokratike Kosovës (LDK-së) që synonte t’i kufizonte mandatin presidentit Hashim Thaçi për të negociuar me Serbinë për territorin e Kosovës.  Rezoluta e LDK-së përmbante 6 pika, por drejtuesit e kësaj partie janë shprehur se pika 6 do të riformulohej. Përmbajtja e propozuar është e tillë. “Kuvendi i Kosovës rithekson se kushtetuta e Kosovës, sovraniteti, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar janë të pacenueshme, as presidenti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të diskutoj për territorin”.  Për propozimin e rezolutës së LDK-së votuan vetëm 50 deputetë, nga 90 që ishin të pranishëm. Pas votimit deputetët e opozitës braktisën seancën.  Por edhe pas largimit të deputetëve opozitarë në sallë u zhvilluan debate për shqyrtimin e pikave të propozuara nga kryesia.

Article Logic
Execution time: 0.0043239593505859