INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, 16 persona të arrestuar  [EMRAT]

Protesta e opozitës, 16 persona të arrestuar [EMRAT]

Publikuar më: 11:49 18-02-2019

16 persona janë arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë protestës së opozitës të shtunën para kryeministrisë.

Mes të arrestuarve janë qytetarë nga qytete të ndryshme duke përfshirë edhe ish-kreun e Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

Të arrestuarit akuzohen për kundërshtim të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje e qetësisë publike.

Masa e sigurisë ndaj tyre pritet të jepet ditën e nesërme në orën 10:00.

Ndërkohë vijojnë edhe shoqërimet në polici për persona të tjerë pjesëmarrës në protestën e 16 shkurtit.

Article Logic
Execution time: 0.0020689964294434