INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 të VDEKUR dhe 1 i plagosur, policia shoqëron 15 persona pas ATENTATIT në Vlorë

2 të VDEKUR dhe 1 i plagosur, policia shoqëron 15 persona pas ATENTATIT në Vlorë

Publikuar më: 11:14 18-02-2019

Pas atentatit që ndodhi paraditen e së dielës në Vlorë, ku u vranë dy persona dhe u plagos një tjetër, më shumë se 15 persona janë shoqëruar nga policia.

Mes të shoqëruarve janë persona të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë dhe që kanë pasur konflikte të mëparshme.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur me shumë se 25 gëzhoja.

Pasditen e 17 shkurtit, Armando Sulejmani, anëtar i ish-bandës së Gaxhait por i hetuar si i përfshirë në një seri ngjarjes kriminale gjatë viteve të fundit në Vlorë, mbeti i plagosur në një atentat, ku dy persona të tjerë u vranë.

42-vjeçari i njohur si Çipuri, mori dy plumba nga breshëria që i shkaktoi vdekjen kunatit Orest Rexho dhe mikut Arjan Hasani.
Tre burrave u bënë pritë në zonën e njohur si "Uji i Ftohtë" dhe aty autorët që mbeten ende të paidentifikuar zbrazën breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonin.

Njëra nga viktimat u gjet në rrugë, ndërsa tjetra brenda një mjeti, duke ngritur dyshimet se ka tentuar për ti shpëtuar sulmit.

Zona ku u shënua atentati duket se ishte e mirëmenduar për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Disa minuta pas ngjarjes në Babicë u gjet një makinë e djegur, për të cilën ka dyshime se u përdor për atentatin.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm për ngjarjen, por nuk jep detaje për krimin e radhës që dyshohet se lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0050170421600342